Presidenti Thaçi kthehet në Kosovë, pritet nga qindra qytetarë

PRISHTINË, 17 korrik/ATSH/ Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi mbërriti mbrëmjen e sotme në Kosovë pas katër ditë intervistimi në Gjykatën e Hagës, dhe është pritur nga qindra qytetarë.

Presidenti nën masa të larta të sigurisë dhe nën përcjelljen e qytetarëve ka hyrë në Kosovë, të cilët i ka falënderuar.

“Një falënderim nga zemra për Ju motra e vëllezër, që në këtë kohë të vështirë jo vetëm për shkak të pandemisë, sot më keni pritur krahëhapur si gjithmonë. Mirënjohje dhe falënderim për të gjithë qytetarët e Kosovës tonë krenare. Gjithmonë me Ju”, u shpreh Thaçi ndërsa ndau edhe foto nga pritja e qytetarëve. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.