TIRANË, 17 korrik/ATSH/ Presidenti Ilir Meta falënderoi sot eurodeputetët europianë për mbështetjen për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian.
Duke reaguar pas deklaratës së eurodeputetëve të publikuar nga Parlamenti Europian për çështjen e marrëveshjes së 5 qershorit dhe integrimin, Meta thekson se kushti i parë është miratimi urgjent i marrëveshjes së 5 qershorit.
“Falënderoj partnerët tanë europianë për mbështetjen e fortë për çeljen e negociatave, ku kushti i parë është miratimi urgjent i Marrëveshjes së 5 Qershorit. “BACK ON TRACK” – S’mund të humbasim trenin e negociatave”, – tha Meta./k.s/ /a.g//r.e/