GJERMANI – Bundeswehri në kërkim të municioneve të humbura

BERLIN, 17 korrik /ATSH-DPA/ – Ushtria gjermane ka filluar një hetim pasi dhjetëra mijëra municione u zhdukën nga inventari i saj, konfirmoi një zëdhënës i Ministrisë gjermane të Mbrojtjes apo Bundeswehr.

Duke cituar një përgjigje konfidenciale të qeverisë për këtë çështje, gazeta gjermane ”Die Welt” raportoi më parë se të paktën 60 000 fishekë kishin humbur që nga viti 2010 në radhët e ushtrisë.

Qeveria gjermane tha se nga mbi 96 000 fishekë të zhdukur të kalibrave të ndryshëm, vetëm rreth 36 000 mund të identifikoheshin.

Kjo nuk përfshin 48 000 fishekë të shpërndara nga njësia elitare e Komandove Speciale të Forcave (KSK) të ushtrisë, e cila kohët e fundit ka pësuar një kontroll dhe kritikë të fortë për shkak të ekstremizmit të krahut të djathtë në radhët e saj. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.