Rihapet nisma/ 200 stola me dedikim i shtohen Parkut të Liqenit

TIRANË, 16 korrik/ATSH/ Rreth 200 stola me dedikim i janë shtuar parkut, falë nismës që tashmë është përkrahur nga mjaft qytetarë të cilët kanë zgjedhur këtë formë të veçantë për të shprehur respekt tek njerëzit e afërm.

Bashkia e Tiranës ka njoftuar se pas suksesit që dëshmoi vitin e kaluar si dhe pas krijimit të hapësirave të reja në Parkun e Madh, rihapet nisma “Dhuro një stol”.

“Pas suksesit që dëshmoi vitin e kaluar si dhe pas krijimit të hapësirave të reja në Parkun e Madh, rihapim një ndër nismat më të bukura, më të ndjera e më të dobishme për qytetin, nismën “Dhuro një stol”! Rreth 200 stola me dedikim i janë shtuar parkut falë kësaj nisme që tashmë jo vetëm ka marrë jetë, por dhe është përkrahur nga mjaft qytetarë të cilët kanë zgjedhur këtë formë të veçantë për të shprehur respekt, mirënjohje apo dashuri për njerëzit e tyre të afërm”, ka informuar bashkia e Tiranës.

Çdo qytetar që dëshiron të bëhet pjesë e kësaj nisme mund të klikojë në linkun e mëposhtëm:  https://aprtirana.al/une-dhuroj/dhuro-nje-stol

z.tosku/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.