MV: Ambasada amerikane: Zgjedhjet një hap i rëndësishëm drejt demokracisë

SHKUP, 16 korrik /ATSH-MIA/Si zgjedhje të para të mbajtura pas hyrjes së Maqedonisë së Veriut në NATO dhe pas ftesës për fillimin e negociatave me BE-në, këto zgjedhje paraqesin një hap të rëndësishëm drejt demokracisë, thuhet në qëndrimin e Ambasadës amerikane në Shkup për zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 15 korrik të këtij viti.

“E përshëndesin përpjekjen e madhe të administratës zgjedhore lokale, që mundësoi kundrejt sfidave me pandeminë aktuale, zgjedhjet të organizohen me të gjitha përpjekjet për mbrojtjen e shëndetit edhe të votuesve edhe të personave të angazhuar në qendrat e votimit dhe vëzhguesve”, theksohet në qendrimin e publikuar në rrjetin social facebook të Ambasadës amerikane në Shkup.

“Si zgjedhje të para të përgjithshme të mbajtura pas hyrjes së Maqedonisë së Veriut në NATO dhe pas ftesës për fillimin e negociatave me BE-në thuhet në qëndrimin e Ambasadës amerikane në Shkup.

Nga Ambasada, gjithashtu, i shprehin falënderim ODIHR-së për vlerësimin paraprak të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të  mbajtura më 15 korrik./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.