GJERMANI – Qeveria federale në favor të kufizimeve zonale kundër Covid-19

BERLIN, 16 korrik /ATSH-ANSA/ – Qeveria federale gjermane është në favor të përdorimit të bllokimeve të kufizuara në zonat e prekura nga shpërthimet e koronavirusit, deklaroi shefja e kabinetit federal, Helge Braun.

“Sa më shpejt, më të vogël dhe më të saktë është ajo që duam të biem dakord”, theksoi Braun në një takim me krerët e landeve gjermane për mundësinë e zbatimit të një mekanizmi të bllokimit në kompani ose individë të veçantë brenda një rajoni.

“Këto kufizime duhet të ndalojnë së shkaktuari terror”, shtoi Braun.

Ndërkohë, infeksionet e regjistruara në Gjermani kanë kaluar 200 000 rastet duke arritur në 200 206, sipas të dhënave nga instituti ”Robert Koch”.

Viktimat e konfirmuara janë 9 078 dhe faktori i riprodhimit të virusit në mesnatën e djeshme ishte 1,02.  /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.