FOKUS – Bilanci i pandemisë së COVID-19 në botë, 13,6 milionë raste

PARIS, 16 korrik /ATSH-AFP/ – Pandemia e koronavirusit të ri ka shkaktuar të paktën 585 750 të vdekur në botë, që prej shfaqjes në Kinë në muajin dhjetor, sipas të dhënave zyrtare.

Më shumë se 13 660 780 raste me COVID-19 janë diagnostikuar zyrtarisht në 196 vende dhe territore që prej fillimit të epidemisë, prej të cilave 7 442 700 janë konsideruar sot si të shëruar.

Ky numër i rasteve të diagnostikuara nuk reflekton numrin real të kontaminimeve pasi shumë vende testojnë vetëm rastet që kanë nevojë për shërbim spitalor.

SHBA-ja, që ka regjistruar të vdekurin e parë nga koronavirusi në fillim të shkurtit, është vendi më i prekur në botë për nga numri i të vdekurve dhe rasteve me 137 897 vdekje për 3 536 658 raste. Të paktën 1 075 882 persona janë konsideruar të shëruar nga autoritetet amerikane.

Që prej rezultateve të realizuara në orën 19:00 GMT, 5 604 viktima dhe 236 985 raste të reja janë regjistruar në botë. Vendi që ka regjistruar më shumë të vdekur janë Brazili me 1 233 viktima, SHBA-ja me 997 viktima dhe India me 606 viktima.

Pas SHBA-së, vendet më të prekura janë Brazili me 75 366 të vdekur për 1 966 748 raste, Britania e Madhe me 45 119 të vdekur për 292 552 raste, Meksika me 36 906 të vdekur për 317 635 raste dhe Italia me 35 017 të vdekur për 243 736 raste.

Kina, pa territoret e Hong Kongut dhe Makaos, ku filloi epidemia në fund të dhjetorit, numëron në total 83 612 raste, prej të cilëve 4 634 të vdekur dhe 78 719 të shëruar.

Europa regjistroi sot në orën 11:00 GMT, 204 254 të vdekur për 2 897 157 raste, SHBA-ja dhe Kanadaja 146 757 të vdekur për 3 645 740 raste, Amerika Latine dhe Karaibet 152 191 të vdekur për 3 566 152 raste, Azia 46 345 të vdekur për 1 906 655 raste, Lindja e Mesme 21 752 të vdekur për 970 525 raste, Afrika 14 309 të vdekur për 662 158 raste dhe Oqeania 142 të vdekur për 12 393 raste./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.