Deklarata e tre eurodeputetëve për Shqipërinë hiqet nga faqja e PE-së

TIRANË, 16 korrik/ATSH/ Deklarata e përbashkët e kryetarit të Komisionit për Punët e Jashtme, David McAllister (EPP, DE), Raportueses së Përhershme për Shqipërinë, Isabel Santos (S&D, PT) dhe kryetarit të Delegacionit të Parlamentit për Shqipërinë, Manolis Kefalogiannis (EPP, EL) për Reformën Zgjedhore në Shqipëri është hequr nga faqja online e Parlamentit Europian.

Në këtë deklaratë, 3 eurdeputetët kërkuan nga Parlamenti i Shqipërisë që të miratojë me shpejtësi marrëveshjen e 5 qershorit për Reformën Zgjedhore.

Nëse klikon në linkun e deklaratës, nuk shfaqet përmbajtja e deklaratës që ishte botuar më herët.

https://www.europarl.europa.eu/news/en/press-room/20200716IPR83503/the-stakes-are-high-for-albania-warn-leading-meps

/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.