BRAZIL – Bolsonaro përsëri pozitiv me Covid-19

RIO DE ZHANIERO, 16 korrik /ATSH-DPA/ – Presidenti brazilian Jair Bolsonaro ka rezultuar përsëri pozitiv ndaj Covid-19, por ndihet mirë.

Presidenti 65-vjeçar, i cili me muaj e nënvlerësoi ashpërsinë e pandemisë theksoi se ”nuk ka ethe që nga 6 korriku që kur testoi për herë të parë pozitiv”.

Bolsonaro theksoi  se ”nuk kishte probleme me frymëmarrjen, nuk kishte humbje shijeje dhe se testet e reja të gjakut dhe zemrës nuk kishin zbuluar asgjë të pazakontë”.

Më parë Bolsonaro kishte refuzuar të vinte maskë dhe pretendonte të hapte ekonominë megjithë pandeminë, duke argumentuar se vështirësitë ekonomike në fund të fundit mund të shkaktonin më shumë vdekje.

Presidenti theksoi se po merrte hidroksilklorinë dhe azitromicinë, që i paraqiti si trajtime Covid-19 pavarësisht nga provat e pakta shkencore të efikasitetit të tyre.  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.