Taskforca antiCovid/ 627 inspektime dhe monitorime në 24 orë në të gjithë vendin

TIRANË, 15 korrik /ATSH/ Trupat inspektuese të Autoritet Kombëtar të Ushqimit (AKU) kanë kryer gjatë ditës së sotme 627 inspektime dhe monitorime si pjesë e taskforcës antiCovid.
AKU njofton se në çdo monitorim kërkohet vazhdimisht që të zbatohet protokolli i sigurisë, mbajtja e maskave, higjienizimi i ambienteve dhe ruajtja e distancave, duke ndihmuar për mospërhapjen e virusit.
Sipas AKU-së, gjatë inspektimeve, janë dhënë paralajmërime për mungesë të librezave shëndetësore, si edhe për pajisjen me analizën e ujit.
Referuar Planit të Marrjes së Mostrave, janë marrë 94 mostra, për monitorim të qumështit, mishit, por edhe në fruta-perime për mbetje të pesticideve, njofton AKU.

e.xh/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.