MV – KSHZ: Koalicioni i udhëhequr nga LSDM kryeson me 36,78% të votave

SHKUP, 15 korrik /ATSH-MIA/ – Nga votat e numëruara në 2 277 qendra votimi nga 3 480, koalicioni i udhëhequr nga LSDM “Mundemi” kryeson me 36,78% të votave para koalicionit të udhëhequr nga VMRO-DPMNE me 35,75%.

Të dhënat e publikuara nga KSHZ në selinë e tyre, duke pasur parasysh se ueb faqja më shumë se një orë nuk ishte funksionale, tregojnë se për BDI-në kanë votuar 10,31% e zgjedhësve, për Aleancën për Shqiptarët dhe Aternativa 8.13%, për “Të majtën” 4,16%, Integra 1,38%, PDSH 1,33%, ndërsa partitë e tjera dhe koalicionet në zgjedhje kanë marrë 0,4% të votave.//ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.