Meta: Besimplotë se udhëheqësit dhe institucionet e Kosovës do i fitojnë të gjitha sfidat

TIRANË, 15 korrik/ATSH/ Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot kryetarët e dy komunave të Kosovës, Skënderaj dhe Drenas të Drenicës, Bekim Jashari dhe Ramiz Lladrovci.

“Kënaqësi të prisja sot në një takim vëllazëror përfaqësuesit e dy familjeve heroike, Jasharaj dhe Lladrovci, Bekim Jashari dhe Ramiz Lladrovci, kryetarë të dy komunave emblematike të Kosovës, Skënderaj dhe Drenas të Drenicës heroike”, u shpreh Meta pas takimit.

“Bashkëbiseduam hapur mbi situatën në vendet tona, për tejkalimin sa më të lehtë dhe të shpejtë të pasojave të pandemisë COVID-19, si dhe për gjendjen aktuale ekonomike, veçanërisht me afrimin e pikut të sezonit turistik”, tha Meta.

“Besimplotë se udhëheqësit dhe institucionet e Kosovës në bashkëpunim do i fitojnë të gjitha sfidat”, u shpreh Meta.

/gj.mima//a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.