SHBA – O’Brien: Vendimi i BM për “Huawei” konsensus ndërkombëtar në rritje

UASHINGTON, 14 korrik /ATSH-AFP/ – Shtëpia e Bardhë përshëndeti emergjencën e një konsensusi ndërkombëtar përsa i përket “Huawei”-t pas vendimit të Britanisë së Madhe për të përjashtuar nga rrjeti i saj 5G çdo pajisje të prodhuar nga gjiganti kinez.

“Vendimi i Britanisë së Madhe reflekton një konsensus ndërkombëtar në rritje mbi faktin që Huawei dhe aktorë të tjerë përbëjnë një kërcënim për sigurinë kombëtare sepse ata mbeten debitorë të Partisë Komuniste kineze”, theksoi Robert O’Brien, këshilltar për sigurinë kombëtare i Donald Trump.

“Ne presim me padurim të punojmë me Britaninë e Madhe, si dhe partnerë të tjerë aleatë, për të inkurajuar inovacionin dhe për të promovuar diversitetin në zinxhirin e furnizimit të rrjetit 5G”, shtoi ai./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.