Rritje e eksporteve të produkteve dhe nënprodukteve blegtorale/ 33% më shumë se pesëmujorin e vitit të kaluar

TIRANË, 14 korrik/ATSH/- Produktet dhe nënproduktet blegtorale vijojnë të kenë rritje të eksporteve. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj konkretizoi përmes një grafiku, rritjen e eksportit të produkteve dhe nënprodukteve blegtorale ku duket qartë një rritje 33% në tonë dhe 14% në vlerë financiare këtë pesëmujor krahasuar me t♪7 njëjtën periudhë të një viti më parë.

“Vijon rritja e eksporteve të produkteve dhe nënprodukteve blegtorale. Ka një rritje prej 33% në tonë dhe 14% në lekë krahasuar me të njëjtin pesëmujor të 2019”,- theksoi Denaj.

Në grafik vihet re se rritja ka vijuar që prej vitit 2017, ku eksportet e pesëmujorit janar-maj ishin 670,991 tonë dhe në vlerë 100,1 milionë lekë.

Ndërkaq, në pesëmujorin e parë të këtij viti eksportet e produkteve dhe nënprodukteve blegtorale janë 1, 021, 622 tonë dhe 128 milionë lekë. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.