Një në tre aksidente shkaktohet nga drejtimi i mjetit nën efektin e alkoolit

TIRANË, 14 korrik/ATSH/ Instituti i Shëndetit Publik thotë se një në tre aksidente shkaktohet nga drejtimi i mjetit nën efektin e alkoolit.

ISHP thotë se nën efektin e alkoolit, shumica e aksidenteve ndodhin 5 km pas fillimit të udhëtimit për shkak se ulet përqendrimi.

“Shumica e aksidenteve ndodhin 5 km pas fillimit të udhëtimit. Ulet përqendrimi juaj. Edhe një gotë mund të sjellë pasoja të paparashikuara. Në çdo tre aksidente me pasoja për jetën, një shkaktohet nga drejtimi i mjetit nën efektin e alkoolit. Mos lejoni të afërmit tuaj të drejtojnë automjetin në gjendje të dehur”, apeloi Instituti i Shëndetit Publik.

Ndërgjegjësimi i publikut vijon për sigurinë në rrugë, krahas kontrolleve të shtuara të Policisë Rrugore, ndërsa fluksi i qarkullimit është shtuar për shkak të sezonit turistik.

z.tosku./j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.