Kosovë/ 217 pacientë me Covid-19 në oksigjenoterapi, 11 të intubuar

PRISHTINË, 14 korrik /ATSH/ Në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (QKUK dhe 7 spitalet e përgjithshme: Prizren, Gjakovë, Pejë, Ferizaj, Gjilan, Mitrovicë dhe Vushtrri) gjatë ditës së sotme janë të spitalizuar 460 pacientë.

Prej tyre, 306 pacientë janë të konfirmuar me Covid-19.

Për 154 pacientë të tjera priten rezultatet. Prej këtyre pacientëve, 217 pacientë janë me oksigjenoterapi dhe 11 të intubuar. /KosovaPress/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.