KINË – Tregtia e jashtme rritje të papritur

PEKIN, 14 korrik /ATSH-DPA/ – Tregtia e jashtme kineze u rrit papritur në qershor duke sinjalizuar një reagim ekonomik në tremujorin e dytë të vitit, treguan sot të dhënat zyrtare.

Eksportet u rritën 0,5% në qershor, ndërsa importet u rritën 2,7%.

Të dhënat tregojnë një rritje në ekonominë kineze, pasi vendet e tjera kanë rifilluar tregtinë dhe konsumin gjatë muajve të fundit përkundër shpërthimit të vazhdueshëm të koronavirusit.

Analistët kishin pritur një rënie të lehtë të eksporteve dhe një rënie të mprehtë të importeve, të ngjashme me majin, kur importet u ulën 16,7% dhe eksportet ranë 3,3% në maj.

Megjithatë, që nga janari, eksportet kineze kanë rënë 6,2%, ndërsa importet kanë rënë 7,1 %.

Vëzhguesit parashikojnë që ekonomia mund të kthehet në ekspansion pas rënies në tre muajt e parë të vitit. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.