FUTBOLL- Reali dy hapa larg titullit kampion

MADRID, 14 korrik /ATSH-DPA/- Real Madrid mund të fitojë Ligën spanjolle të enjten, kur ata do të përballen me Villarreal në stadiumin ”Alfredo di Stefano” në javën e parafundit të ndeshjeve.

Ata kanë një avantazh prej katër pikësh ndaj Barcelonës në vendin e dytë dhe dy barazime në dy ndeshjet e fundit do të jenë të mjaftueshme për t’i parë të kurorëzuar.

“Ende ka dy ndeshje që duhet të luhen dhe ne duhet të vazhdojmë deri në fund. Të enjten kemi një kundërshtar të vështirë”, theksoi Zinedine Zidane.

Menaxheri i Madridit ishte i kënaqur me një fitore 2-1 të luftuar fort ndaj Granadas duke thënë se “minutat e fundit kanë qenë nervozë, por është normale”. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.