COVID-19/ Shifrat e Shqipërisë në krahasim me vendet e rajonit

TIRANË, 14 korrik/ATSH/ Bashkimi Europian përditësoi sot listën e vendeve qytetarëve të të cilëve do u lejohet hyrja në BE. Për Shqipërinë pritet të shtyhet edhe për dy javë hyrja, për shkak të shifrave të të infektuarve me COVID-19.

Shqipëria ka sot 33 persona të vdekur për 1 milion banorë për shkak të pandemisë COVID-19.

Ndërsa vendi me më shumë viktima në Ballkan është Republika e Maqedonisë së Veriut, e cila regjistron 185 viktima. Pas saj vjen Bosnja dhe Hercegovina me 69 viktima për një milion banorë, Kosova me 59, Serbia me 57, Sllovenia me 54, Mali i Zi me 39 dhe Shqipëria me 33.

Shqipëria ka sot 33 të vdekur për 1 milion banorë, ndërkohë që Serbia, një shtet të cilin Bashkimi Europian nuk e përfshiu në listën e ndaluar 2 javë më parë, e ka këtë shifër 57 viktima për 1 milion banorë.

Dy shtetet me më pak viktima sesa Shqipëria, për 1 milion banorë janë Kroacia dhe Greqia, dy vende anëtare të BE-së, me një varësi të madhe në ekonominë e tyre nga turizmi. /k.s/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.