TEKNOLOGJI – Google investon 10 miliardë dollarë në Indi

NJU DELHI, 13 korrik /ATSH-DPA/ – Kompania Google do të investojë 10 miliard dollarë në Indi në 5-7 vitet e ardhshme pasi gjiganti i internetit përpiqet të forcojë praninë e tij në një nga tregjet e tij më të mëdha në rritje.

Drejtori i përgjithshëm i Google, Sundar Pichai ka filluar Fondin e Digjitalizimit të Google për Indinë përmes të cilit ai do të investojë në këtë vend.

“Ne do ta bëjmë këtë përmes një përzierje të investimeve të kapitalit, partneriteteve dhe investimeve operative, infrastrukturore dhe ekosistemit. Ky është një reflektim i besimit tonë në të ardhmen e Indisë dhe ekonominë e tij digjitale’’, deklaroi ai.

Investimet e kompanisë do të përqendrohen në mundësimin e një aksesi të përshtatshëm në informacion, ndërtimin e produkteve të reja, fuqizimin e bizneseve për transformimin e tyre digjital dhe shfrytëzimin e inteligjencës artificiale në shëndetësi, arsim dhe bujqësi.

Me popullsinë e dytë më të madhe në botë, India gjithashtu ka tregun e dytë më të madh digjital dhe është një rajon me interes për Google.   /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.