Shqipëria merr përsipër organizimin e Europianit të Volejbollit U-17

TIRANË, 13 korrik/ ATSH- A. Fortuzi/- Kampionati Europian i Volejbollit U-17 do të zhvillohet në Shqipëri.

Sipas njoftimit të publikuar nga Federata Shqiptare e Volejbollit, ky është eventi i dytë i madh ndërkombëtar finalet e të cilit zhvillohen në Shqipëri. Në shtator 2018, Shqipëria dhe FSHV-ja organizoi në Durrës e Tiranë fazën finale të Europianit U-19 për vajza.

FSHV ka bërë me dije se do të organizojë vitin e ardhshëm fazën finale të Kampionatit Europian të Volejbollit për djem, mosha U-17, datat do të përcaktohet më vonë nga Federata Europiane e Volejbollit-CEV).

Presidenti i FSHV-së, Erlind Pëllumbi, por edhe Federata Europiane e Volejbollit njoftuan marrjen e këtij vendimi, duke konfirmuar mbështetjen që ajo ka për volejbollin shqiptar. /a.a/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.