Mbrëmje nën tingujt e muzikës në Bënjë të Përmetit

TIRANË, 13 korrik/ATSH/ – Bënja e Përmetit është një skenat më bukura natyrore shqiptare.

Pikërisht në këtë vend të mrekullueshëm në 16 korrik do të zhvillohet një mbrëmje nën tingujt e muzikës.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, fton të gjithë qytetarët të bëhen pjesë e këtij aktiviteti të veçantë.

“Një mbrëmje në muzg, nën tingujt e muzikës ju pret në 16 korrik në Bënjë të Përmetit”, shprehet ajo.

“Bashkia e Përmetit në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës organizon një aktivitet të veçantë, në një skenat e bukura natyrore shqiptare”, thekson ministrja Margariti.

Bënja e Përmetit është e rrethuar nga një natyrë e pandotur dhe paraqet kanë një përzierje unike midis historisë, aventurës dhe natyrës. Përveç banjave termale atje gjendet edhe Kanioni Lengaricës dhe Ura e Katiut.

/gj.mima//a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.