Hoti: Dialogu ka kuptim vetëm me njohje reciproke

PRISHTINE, 13 korrik /ATSH/ -Gjatë një vizite në një kompani në Bajgorë të komunës së Mitrovicës, Hoti deklaroi se dialogu me Serbinë ka kuptim vetëm nëse arrihet njohje reciproke.

Hoti tha se ky është qëndrimi i Kosovës që është prezantuar edhe në takimin virtual që zhvilluan gjatë ditës së djeshme.

“Dialogu ka kuptim vetëm nëse hyjmë në këtë proces për njohje reciproke normalizimi i marrëdhënieve në mes dy vendeve arrihet vetëm përmes njohjes reciproke, nuk ka më kuptim procesi i dialogut, kemi dialoguar për gati 10 vite për të normalizuar dhe është e qartë se këto marrëdhënie mund të normalizohen mund të arrihen vetëm kur të arrijmë njohje reciproke”, tha ai.

Në takimin e se enjtes në mes palës kosovare dhe asaj serbe në Bruksel, Hoti tha se Kosova do përfaqësohet nga vetë ai, pasi këto kompetenca ia përcakton Kushtetuta e Kosovës.

“Kosova përfaqësohet nga kryeministri i vendit në bazë të kompetencave kushtetuese. Do kem ekipin shtetëror që më mbështesin mua në këtë proces. Unë i kam kompetencat e plota për të përfaqësuar Kosovën”, theksoi Hoti.

Pas video-konferencës të zhvilluar dje në mes Kosovës dhe Serbisë e ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian, do të pasohet nga një takim në Bruksel Më datën 16 korrik./KosovaPress//e.m/ /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.