GJERMANI – Bisedime Merkel-Conte për rimëkëmbjen nga koronavirusi

BERLIN, 13 korrik /ATSH-DPA/ – Kancelarja gjermane, Angela Merkel do të zhvillojë bisedime me kryeministrin italian Giuseppe Conte me shpresën për të zgjidhur një mosmarrëveshje për ndihmën e rimëkëmbjes prej koronavirusit, disa ditë para samitit të liderëve të BE.

Kancelaria Merkel do të presë gjithashtu kryeministrin spanjoll, Pedro Sanchez në kancelarinë e saj në Berlin.

Me rreth 35 000 vdekje, Italia është shteti që u prek më rëndë nga pandemia e koronavirusit.

Merkel dhe Conte pritet të diskutojnë Mekanizmin Europian të Stabilitetit (ESM), sipas të cilit Italia mund të marrë 36 miliardë euro (41 miliardë dollarë) në kredi me kosto të ulët për të mbështetur ekonominë e saj, që këtë vit mund të bjerë me më shumë se 10%./   /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.