FOTO/ Vijon modernizimi infrastrukturës në Kamëz, asfaltohet rruga “Mit’hat Frashëri”

TIRANË, 13 korrik/ ATSH- A. Fortuzi/- Nga rrugë me baltë, e lënë në harresë, tashmë falë investimit nga bashkia Kamëz në njësinë Administrative Paskuqan, ka përfunduar asfaltimi i rrugës “Mit’hat Frashëri” , duke e kthyer këtë aks rrugor të përshkueshëm dhe të sigurt për kalimtarët.

Kreu i bashkisë së Kamzës, Rakip Suli, duke publikuar foto nga ky aks rrugor, duke bërë dhe diferencën me atë çka ishte dhe modernizimin që ka pësuar kjo rrugë sot, thekson se ky komunitet tashmë do të ketë në dispozicion një aks rrugor tërësisht të transformuar.

“Vijon puna pa ndalim në “Njësinë Administrative Paskuqan”! Ka përfunduar asfaltimi i rrugës “Mit’hat Frashëri” në zonën e Kodrës së Kuqe. Tashmë, komuniteti i zonës do ketë një aks tërësisht të transformuar në shërbim të tyre!”,- thekson kryebashkiaku Suli.

Asfaltimi i rrugës “Mit’hat Frashëri” është vetëm një nga dhjetëra akset rrugore të asfaltuara dhe modernizuara nga bashkia Kamëz. Më herët, është investuar në Laknas, në rrugën “Skënderbeu”, “Mehdi Frashëri” apo “Mark Titra” në Paskuqan. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.