COVID-19/ Manastirliu: Mjekët dhe infermierët punë heroike në përballimin e fluksit të shtuar të pacientëve me simptoma të rënda

TIRANË, 13 korrik/ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu u ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm dhe të ruhen nga COVID-19 pasi mjekët në Spitalin Infektiv, po përballen me fluksin e shtuar të pacientëve me simptoma të rënda të COVID-19, edhe ndër mosha të reja.

Manastirliu thotë se të gjithë bashkë duhet të bëjmë përpjekje duke respektuar rregullat me një vëmendje të shtuar aty ku ka rrezik më të lartë, përfshirë edhe transportin publik.

“Mjekët dhe infermierët po bëjnë një punë heroike në spitalin Infektiv, ku po përballen me fluksin e shtuar të pacientëve me simptoma të rënda të COVID-19, edhe ndër mosha të reja. Të bëjmë përpjekje të gjithë bashkë, duke respektuar rregullat, me një vëmendje të shtuar aty ku ka rrezik më të lartë, siç është transporti publik. Vendoseni maskën, mos qëndroni të grumbulluar në stacion, respektoni distancën, ruani higjienën vetjake dhe kolektive”, shprehet ministrja. z.tosku. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.