FOTO/ Korçë, punohet për shtrimin e rrugëve rurale, lehtësi për banorët e tre fshatrave

TIRANË, 12 korrik /ATSH/ Bashkia Korçë po intensifikon projektet në mbështetje të fermerëve për nxitjen e prodhimit bujqësor dhe krijimin e kushteve të përshtatshme për daljen më shpejt në treg të prodhimit.

Aktualisht po shkojnë drejt përfundimit punimet për shtrimin e 3 km rrugë rurale ndërmjet parcelave bujqësore që lidh tokat bujqësore të fshatrave Mborje, Ravonik dhe Drenovë, në bashkinë e Korçës.

Investimi konsiston në lehtëson e vazhdueshëm të fermerëve për t’i ndihmuar ata në zhvillimin bujqësor në fshatrat e Korçës.

Mbështetja ndaj zonave rurale mbetet një prioritet i bashkisë së Korçës, e cila në vijimësi ka investuar veçanërisht në infrastrukturën rrugore. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.