UNESCO: Keqardhje e thellë për ndryshimin e statusit të Shën Sofisë

GJENEVË, 11 korrik /ATSH-ANA-AA/ – Keqardhje e thellë për vendimin e autoriteteve turke, të marrë pa diskutime paraprake, për të ndryshuar statusin e Shën Sofisë nga muze në  xhami, pas një vendimi të gjykatës turke të publikuar nga presidenti Recep Tayyip Erdogan, thuhet në një njoftim të UNESCO-s.

“Shën Sofia është një kryevepër arkitekturore dhe një dëshmi unike e ndërveprimeve midis Europës dhe Azisë ndër shekuj. Statusi i tij si një muze pasqyron natyrën universale të trashëgimisë së saj dhe e bën atë një simbol të fuqishëm për dialog”, tha drejtori i përgjithshëm i UNESCO-s Audrey Azoulay.

Gjykata turke anuloi dje një vendim të 24 nëntorit të vitit 1934, sipas të cilit xhamia e Shën Sofisë shndërrohej në muze.

Ndërkohë, zëdhënësi i presidencës turke, Ibrahim Kalin deklaroi se Shën Sofia do të vazhdojë të jetë pjesë e trashëgimisë botërore dhe e hapur për vizitorët.

”Hapja e Shën Sofisë për adhurim nuk i heq statusin e trashëgiminë botërore”, deklaroi Kalin./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.