40 milionë lekë për strukturën e re të OFL-së prej 87 efektivësh

TIRANE, 11 korrik/ATSH/Qeveria ka akorduar një fond prej 40 milionë lekësh për funksionimin e strukturës së re të Operacionit Forca e Ligjit (OFL).

Në rishikimin që Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka kryer në buxhetin e vitit 2020 parashikohet një fond prej 40 milionë lekësh që do të mundësojë sigurimin e organikës së mjaftueshme për strukturën e re të OFL-së prej 87 efektivësh.

“Operacioni Forca e Ligjit”, një strukturë e cila u prezantua në fillim të muajit shkurt të këtij viti zhvillohet nga Policia e Shtetit në bashkëpunim të ngushtë me SPAK, me agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit në vend dhe me partnerët si objekt shkatërrimin e burimit ekonomik dhe financiar që mban gjallë krimin e organizuar dhe pengon progresin e gjithanshëm të shoqërisë. /a.gjonaj/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.