ANKARA, 10 korrik /ATSH-AA/ – Pas përfundimit të të gjitha përgatitjeve, Turqia do të hapë Shën Sofinë për adhurim më 24 korrik, për lutjen e së premtes, tha sot presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.
“Dyert e Shën Sofisë do të jenë të hapura për turqit, të huajt, myslimanët dhe jomyslimanët, siç është rasti me të gjitha xhamitë e tjera”, tha ai.
“Unë i ftoj të gjithë të respektojnë vendimet e marra nga organet gjyqësore dhe ekzekutive të vendit tim mbi Shën Sofinë”, vazhdoi Erdogan, duke theksuar se ajo do të hapej duke ruajtur trashëgiminë e përbashkët kulturore të njerëzimit.
Gjykata turke anuloi sot një vendim të 24 nëntorit të vitit 1934, sipas të cilit xhamia e Shën Sofisë shndërrohej në muze.
Ndërkohë, zëdhënësi i presidencës turke, Ibrahim Kalin deklaroi se Shën Sofia do të vazhdojë të jetë pjesë e trashëgimisë botërore dhe e hapur për vizitorët.
”Hapja e Shën Sofisë për adhurim nuk i heq statusin e trashëgiminë botërore”, deklaroi Kalin./ /ervo/
