Qeveria e angazhuar për zgjidhjen e çdo problematike që biznesi paraqet

TIRANË, 10 korrik/ATSH/ Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi zhvilloi sot një bashkëbisedim me përfaqësues të Shoqatës Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë, në Shqipëri.

Sipas ministrit Shalsi, u diskutua mbi situatën, klimën e biznesit dhe pritshmëritë e tyre.

Ministri theksoi se qeveria është e angazhuar për zgjidhjen e çdo problematike që biznesi paraqet.

Gjithashtu, shtoi Shalsi, diskutuam edhe mbi skenarë për përballimin e situatave tejet të vështira që po kalon biznesi.

“Kemi qenë shumë afër sipërmarrjes këto kohë dhe në komunikim intensiv e vizita në sipërmarrje të ndryshme, që na ndihmojnë për ta kuptuar më mirë situatën”, deklaroi ministri./a.gjonaj/ /a.g/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.