Dakordësia e PS për hapjen e listave, Murrizi: Fitorja e parë e opozitës parlamentare

TIRANË, 10 korrik/ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar demokrat, Myslim Murrizi e cilësoi sot fitore të opozitës parlamentare pranimin nga Kryeministri Edi Rama për hapjen e listave në zgjedhje.

“Kjo është një fitore e parë e opozitës parlamentare. Ju pata thënë se avash-avash edhe Kryeministri do të ulet më këmbë në tokë, po ashtu edhe shumë të tjerë në ditët në vijim”, – tha Murrizi.

Sipas tij, fitorja e grupit opozitar është e qytetarëve shqiptarë.

“Rama nuk miraton dhe voton asgjë në konferencë shtypi. Votimi në parim në Komision hap rrugë që ligji të vijë në seancë”, – tha Murrizi.

/k.s/ /a.g//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.