Rruga Milot-Fier/ Teliti: PD nuk do ta njohë pa verifikuar ligjshmërinë e koncesionit

TIRANË, 9 korrik /ATSH – I. Vata/ “Partia Demokratike e ka bërë të qartë. Ne nuk do të njohim asnjë vendim të marrë nga kjo qeveri 12 muaj para zgjedhjeve, pa iu nënshtruar më parë ligjshmërisë së vendimit. Në rastin e Milot-Fier gjithçka vjen era korrupsion”, tha sot në një deklaratë për mediat, Dorian Deliti, drejtor i kabinetit të kryetarit të Partisë Demokratike.

Teliti tha se në pamje të parë, duket se kostoja shkon 10 milionë euro/kilometër, por, si ky, janë 62 kilometra nga 115 që parashikohet të jetë e gjithë rruga. Kjo bën që kostoja reale e 1 kilometri, sipas tij, të jetë deri në 20 milionë euro.

“Kjo është një vjedhje skandaloze dhe e papranueshme. Këtu rruga ekziston në formën e saj më të mirë, që prej vitit 2013, megjithëse qeveria nuk e mirëmbajti asnjëherë, siç nuk ka mirëmbajtur rrugë të tjera që i gjeti gati në çdo cep të vendit”, tha Teliti. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.