ROMË – Italia përjashton 13 vende nga udhëtimet ndërkombëtare 

ROMË, 9 korrik /ATSH-DPA/ – Italia mbylli sot kufijtë e saj për udhëtarët nga 13 vende, përfshirë Brazilin, duke i konsideruar si vende me rrezik të lartë për përhapjen e COVID-19.

“Ndalimi i udhëtimit vlen për Armeninë, Bahreinin, Bangladeshin, Brazilin, Bosnjë-Hercegovinën, Kilin, Kuvajtin, Maqedoninë e Veriut, Moldavinë, Omanin, Panamanë, Perunë dhe Republikën Dominikane”, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

“Globalisht, pandemia është në fazën e saj më të mprehtë. Ne nuk mund të rrezikojmë sakrificat e bëra nga italianët në këto muaj. Kjo është arsyeja pse ne kemi zgjedhur rrugën e kujdesit maksimal”, tha ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza.

Sipas Ministrisë, personat që kanë qëndruar në këto vende ose kanë kaluar tranzit nëpër to dy javë përpara hyrjes në Itali, do të bllokohen në kufi./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.