MEKSIKË – Numër rekord kontaminimesh me COVID-19 në 24 orë

MEKSIKO, 9 korrik /ATSH-AFP/ – Meksika regjistroi një rekord tjetër infektimesh me koronavirusin e ri me 6 995 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit duke e çuar numrin total në 275 003 raste, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Vendi amerikano-verior numëron në total 32 796 të vdekur nga COVID-19 duke u bërë vendi i pestë në botë më i prekur nga pandemia e koronavirusit.

“Në të gjithë vendin, epidemia është drejt ngadalësimit. Natyrisht, ajo vazhdon të jetë aktive, por rritja e numri të rasteve nuk do të thotë se ajo po përshpejtohet”, theksoi në një konferencë shtypi nënsekretari për Shëndetësinë, Hugo Lopez-Gatell, zyrtar i strategjisë për luftën kundër koronavirusit.

Meksika filloi një rihapje të ngadaltë në qershor për disa sektorë, që, sipas zyrtarit, përbën një rrezik të kontaminimeve të reja./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.