Agjencia Telegrafike Shqiptare

Formula 1 – Rikthehet Alonso

PARIS, 9 korrik /ATSH-AA/ – Piloti legjendar spanjoll, i cili ka fituar dy kampionate në garën botërore të Formula 1, Fernando Alonso do të rikthehet në pistë me ekipin e Renault në sezonin 2021 pas një ndërprerjeje dyvjeçare.

Në një deklaratë nga Formula 1 thuhet se ekipi i Renault i cili ka arritur suksese të mëdha në vitet e kaluara ka vendosur të punojë së bashku me pilotin spanjoll Alonso, sezonin e ardhshëm.

Piloti spanjoll ka garuar në periudhat 2003-2006 dhe 2008-2009 me ekipin e Renault dhe në këtë mënyrë ai do të hyjë në histori si piloti i parë i Formula 1 që del në pistë për herë të tretë me të njëjtin e ekip.

Alonso i cili më 29 korrik mbush 39 vjeç dhe që ka arritur rezultatet më të suksesshme në Formula 1 me ekipin e Renault në sezonet 2005 dhe 2006 fitoi kampionatin në klasifikimin e pilotëve me ekipin e tij.

Shoku i skuadrës në sezonin e ardhshëm i Alonsos do të jetë piloti francez, Esteban Ocon.

Piloti spanjoll së fundmi i dha lamtumirën Formula 1 në vitin 2018 me ekipin McLaren ndërsa karrierën e tij e kishte fokusuar drejt garave të tjera automobilistike./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version