BRUKSEL – Zona euro e minuar nga recesioni zgjedh presidentin

BRUKSEL, 9 korrik /ATSH-AFP/ – Ministrat e Financave të zonës euro, Eurogrupi, zgjedhin sot presidentin e tyre, në një kohë kur kontinenti po përballet me recesionin më të thellë në historinë e tij.

Mes 19 ministrave janë tre kandidatë, spanjollja Nadia Calvino, e cila i përket një qeverie të majtë dhe prej shumë kohësh figurë favorite, irlandezi i qendrës së djathtë, Paschal Donohoe dhe liberali luksemburgez, Pierre Gramegna.

I zgjedhur për dy vite e gjysmë, kreu i Eurogrupit bën pjesë tek ata, zëri i të cilëve llogaritet në Bruksel, përkrah presidentëve të tre instuticioneve të mëdha të BE si Ursula von der Leyen (Kommision), Charles Michel (Këshilli), David Sassoli (Parlementi) dhe kreu i Diplomacisë Josep Borrell.

Ai ka për mision të drejtojë takimet mujore të ministrave, objektivi i të cilëve është të sigurojnë koordinim të politikave ekonomike kombëtare.

Gjatë zgjedhjes, parashikuar pasdite, çdo ministër do të ketë një votë për secilin votim. Kandidati i parë që ka fituar 10 vota nga 19 do të fitojë./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.