Avari në stacionin e dekantimit Sheqisht-Marinëz, inxhinierët ndërhyjnë në kohë rekord

TIRANË, 9 korrik/ATSH/ Në dekantimin Sheqisht-Marinëz u krye ndërhyrja në kohë rekord për eliminimin e një avarie në tubacione.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë bëri të ditur se pas ndërhyrjes nga ana e inxhinierëve dhe naftëtarëve ka rifilluar puna me kapacitet të plotë.

Ky stacion shërben si vendgrumbullim për naftën e prodhuar në Gorisht, Kuçovë etj. /a.gjonaj/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.