UASHINGTON – SHBA dhe Qipro thellojnë bashkëpunimin për mbrojtjen 

UASHINGTON, 8 korrik /ATSH-AFP/ – Ministri i Jashtëm amerikan, Mike Pompeo foli sot për një forcim të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes me Qipron.

“Për herë të parë, Departamenti i Shtetit planifikon t’i japë këtij vendi fonde të qeverisë amerikane për Programin e Arsimit dhe Trajnimit Ushtarak”, tha Pompeo, gjatë një konference për shtyp.

“Kjo është pjesë e përpjekjeve tona për të forcuar marrëdhëniet me partnerët kryesorë rajonalë, në mënyrë që të promovojmë stabilitetin në Mesdheun lindor”, shtoi Sekretari i Shtetit.

Pompeo shtoi se masa, që do të lejojë që personeli ushtarak qipriot të trajnohet në SHBA dhe personelin ushtarak amerikan që të trajnojë personelin ushtarak qipriot, duhet të miratohet nga Kongresi./ /ervo/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.