SPANJË – Sanchez: Një pakt mes Romës dhe Madridit një sukses për Europën

MADRID, 8 korrik /ATSH-ANSA/ – Marrëveshja e Fondit të Rimëkëmbjes duhet të arrihet brenda korrikut, nuk mund të presim më, deklaroi kreu i qeverisë spanjolle, Pedro Sanchez.

Në një intervistë për gazetën italiane ”Corriere della Sera”, Sanchez flet për “aleancën”, një pakt midis Italisë dhe Spanjës që është “i domosdoshëm” dhe që ”mund të sjellë fryte të mëdha në Europë”.

Dhe duke kujtuar kundërpërgjigjen “titanike” të dy vendeve ndaj koronavirusit, ai thotë se është ”i bindur që nëse kemi sukses në këtë moment vendimtar, atëhere do të shohim Shtetet e Bashkuara të Europës”. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.