RABAT – Maroku autorizon rihapjen e kufijve për vendasit dhe rezidentët e huaj

RABAT, 8 korrik /ATSH-AFP/- Marokenët dhe rezidentët e huaj në Marok do të lejohen të rikthehen në mbretëri nga 14 korriku, njoftoi sot qeveria marokene, pa saktësuar datën e hapjes së kufijve për turistët.

“Do të lejohen vetëm udhëtimet ajrore dhe detare, me kërkesën për të paraqitur një provë negative të testit të COVID-19 më pak se 48 orë para hipjes në bord”, theksoi qeveria në një deklaratë.

“Linjat ajrore kombëtare do të planifikojnë sa më shumë fluturime të nevojshme për suksesin e këtij operacioni, ndërsa tragetet do të planifikohen ekskluzivisht nga Sète (Francë) dhe Xhenova (Itali)”, shtoi ajo.

Asnjë njoftim nuk është bërë për datën e rihapjes së përgjithshme të kufijve, të cilët janë mbyllur që nga mesi i marsit, për të luftuar pandeminë e COVID-19./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.