Qeveria miraton fondin 4.85 miliardë lekë për rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti për pesë bashki

TIRANË, 8 korrik /ATSH/ Brenda 6 muajve nga tërmeti i 26 nëntorit, qeveria ka miratuar në buxhetin e vitit 2020, përdorimin e fondit të rindërtimit për financimin e rikonstruksionit të banesave individuale dhe njësive të banimit në ndërtesa (pallat) në bashkitë Durrës, Tiranë, Lezhë, Krujë dhe Kavajë.

Në mbështetje të Kushtetutës, të aktit normativ të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave vendosi përdorimin e fondit të rindërtimit, miratuar në buxhetin e vitit 2020, në masën 4 852 410 743 lekë, për financimin e rikonstruksionit ose të riparimit të banesave individuale dhe të njësive të banimit në ndërtesa (pallat), për ata individë të cilët përfitojnë nga grantet e rikonstruksionit, banesat e të cilëve janë klasifikuar si objekte të dëmtuara rëndë apo të dëmtuara lehtë, si pasojë e fatkeqësisë natyrore, dhe që nuk duhen rindërtuar nga e para, dhe rikonstruksionit ose riparimit të mjediseve në bashkëpronësi ose të përbashkëta në ndërtesa (pallat), në bashkitë Durrës, Tiranë, Lezhë, Krujë dhe Kavajë.

Efekti financiar, i këtij vendimi, përballohet nga shpenzimet buxhetore të fondit të rindërtimit, miratuar në buxhetin e shtetit për vitin 2020, sipas detajimit të mëposhtëm:

Bashkisë Durrës i transferohet fondi prej 3 220 790 743 lekë për: financimin e rikonstruksionit të banesave individuale dhe të njësive të banimit në ndërtesa (pallat), për ata individë të cilët përfitojnë nga grantet e rikonstruksionit, banesat e të cilëve janë klasifikuar si objekte të dëmtuara rëndë apo të dëmtuara lehtë si pasojë e fatkeqësisë natyrore, dhe që nuk duhen rindërtuar nga e para, në masën 2 140 100 000 lekë; financimin për rikonstruksion ose riparimin e mjediseve në bashkëpronësi ose të përbashkëta në ndërtesa (pallat), në masën 1 080 690 743 lekë.

Bashkisë Tiranë i transferohet fondi prej 703 220 000 lekë për: financimin e rikonstruksionit të banesave individuale dhe të njësive të banimit në ndërtesa (pallat), për ata individë të cilët përfitojnë nga grantet e rikonstruksionit, banesat e të cilëve janë klasifikuar si objekte të dëmtuara rëndë apo të dëmtuara lehtë, si pasojë e fatkeqësisë natyrore, dhe që nuk duhen rindërtuar nga e para, në masën 559 370 000 lekë; financimin për rikonstruksion ose riparimin e mjediseve në bashkëpronësi ose të përbashkëta në ndërtesa (pallat) në masën 143 850 000 lekë.

Bashkisë Lezhë i transferohet fondi prej 249 450 000 lekë, për financimin e rikonstruksionit të banesave individuale dhe të njësive të banimit në ndërtesa (pallat), për ata individë të cilët përfitojnë nga grantet e rikonstruksionit, banesat e të cilëve janë klasifikuar si objekte të dëmtuara rëndë apo të dëmtuara lehtë, si pasojë e fatkeqësisë natyrore, dhe që nuk duhen rindërtuar nga e para.

Bashkisë Krujë i transferohet fondi prej 660 700 000 lekë, për financimin e rikonstruksionit të banesave individuale dhe të njësive të banimit në ndërtesa (pallat), për ata individë të cilët përfitojnë nga grantet e rikonstruksionit, banesat e të cilëve janë klasifikuar si objekte të dëmtuara rëndë apo të dëmtuara lehtë, si pasojë e fatkeqësisë natyrore, dhe që nuk duhen rindërtuar nga e para.

Bashkisë Kavajë i transferohet fondi prej 18 250 000 lekë, për financimin e rikonstruksionit të banesave individuale dhe të njësive të banimit në ndërtesa (pallat), për ata individë të cilët përfitojnë nga grantet e rikonstruksionit, banesat e të cilëve janë klasifikuar si objekte të dëmtuara rëndë apo të dëmtuara lehtë, si pasojë e fatkeqësisë natyrore, dhe që nuk duhen rindërtuar nga e para.

Ngarkohen ministri i Shtetit për Rindërtimin, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe bashkitë Durrës, Tiranë, Lezhë, Krujë dhe Kavajë për zbatimin e këtij vendimi, thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave. e.xh//a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.