Protokollet antiCovid/ Kontrolle të vazhdueshme në terminalet e transportit ndërqytetas e rrethqytetas

 

https://www.facebook.com/ministriaeinfrastrukturesdheenergjise/videos/271625854141431/?t=1

TIRANË, 8 korrik/ATSH/ Në të gjitha terminalet e transportit ndërqytetas e rrethqytetas, të cilat u rikthyen në punë pak javë më parë janë duke u zbatuar me kujdes masat për parandalimin e infeksionit COVID-19.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë bëri të ditur se me rëndësi mbetet vigjilenca nga të gjithë, sepse rreziku është prezent dhe mund të mbrohemi vetëm duke respektuar protokollet e sigurisë.

Sipas MIE-s, taskforca e transportit rrugor vijon çdo ditë të jetë prezente në të gjitha terminalet dhe akset rrugore për kontroll e disiplinim ndaj paligjshmërisë.

Nga e hëna ka rinisur edhe transporti publik në Kryeqytet, pas 4 muaj ndërprerjeje, ndërsa sipas protokollit të sigurisë operatorët lejohet të ushtrojnë aktivitetin e tyre vetëm me 70 % të kapaciteteve të mjeteve./a.gjonaj/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.