Masat ndaj COVID-19/ AKU, 506 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin

TIRANË, 8 korrik /ATSH/ Trupat inspektuese të Autoritet Kombëtar të Ushqimit kanë vijuar edhe gjatë ditës së sotme, inspektimet dhe monitorimet në garantim të sigurisë ushqimore dhe si pjesë e Taksforcës antiCOVID.
AKU bën të ditur se, ka kryen 506 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin, gjatë 24 orëve të fundit dhe i bën apel biznesit të shtojnë vëmendjen dhe kujdesin në zbatueshmërinë e protokolleve të sigurisë kundër COVID-19.
“Në inspektime janë dhënë dy masa administrative në dy subjekte, për mungesë gjurmueshmërie të produkteve ushqimore, si dhe për mungesë të kushteve higjieno-sanitare.

Referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 33 mostra kryesisht në monitorim të qumështit dhe nënprodukteve të tij.
AKU do vijojë të jetë pandalshëm në terren në mbrojtje të sigurisë ushqimore dhe shëndetit të konsumatorëve”, bën të ditur AKU.
e.xh//a.a/r.e/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.