GJERMANI – Berlini: Tërheqja e SHBA-së nga OBSH pengesë për bashkëpunimin ndërkombëtar

BERLIN, 8 korrik /ATSH-AFP/ – Tërheqja e SHBA-së nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) përbën një pengesë për bashkëpunimin ndërkombëtar, theksoi sot një zëdhënës i qeverisë gjermane.

“Epidemitë botërore tregojnë se ne kemi nevojë për më shumë bashkëpunim ndërkombëtar për të luftuar kundër pandemisë dhe jo për më pak bashkëpunim”, deklaroi në një konferencë shtypi, Martina Fietz, zëdhënëse e qeverisë së Angela Merkel.

“Puna e OBSH-së është e jashtëzakonshme, kryesisht në periudha si kjo, është e rëndësishme që të mbështetet dhe të financohet mjaftueshëm”, theksoi ajo duke shtuar se tërheqja amerikane përbënte një pengesë për bashkëpunimin ndërkombëtar.

SHBA-ja konfirmoi dje se i kishte bërë të ditur zyrtarisht OKB tërheqjen amerikane nga OBSH-ja, akuzuar nga Uashingtoni për përgjigje të vonuar përballë pandemisë së koronavirusit./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.