Cakaj liron nga detyra stafin e ambasadës në Athinë/ MEPJ për ATSH: Largim i ambasadores Hobdari

TIRANË, 8 korrik/ATSH/ Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj ka marrë masa për lirimin nga detyra të stafit të ambasadës në Athinë.

Burime nga zyra për shtyp e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme konfirmuan për Agjencinë Telegrafike Shqiptare se “janë marrë masa për lirimin nga detyra të stafit të ambasadës në Athinë”.

Gjithashtu zyra për Shtyp e MEPJ konfirmon se Cakaj ka kërkuar largimin e ambasadores Adriana Hobdari.

Gjithashtu Cakaj ka kërkuar emërimin e një ambasadori të ri të Republikës së Shqipërisë në Athinë tek Presidenti i Republikës.

“Cakaj gjithashtu ka kërkuar largimin e ambasadores Adriana Hobdari dhe emërimin e një ambasadori të ri tek Presidenti i Republikës”, shprehen burimet nga MEPJ.

/gj.mima/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.