BRUKSEL – Merkel: Arritja sa më shpejt e një marrëveshjeje për Fondin e Rimëkëmbjes objektivi ynë i përbashkët

BRUKSEL, 8 korrik /ATSH-ANSA/ – Objektivi i përbashkët është të arrijmë sa më shpejt një marrëveshje mbi Fondin e Rimëkëmbjes sepse ne të gjithë kemi një paralajmërim para syve tanë, humnera e krizës ekonomike, ne nuk mund të humbim kohë dhe shpresoj që një marrëveshje të arrihet para verës, deklaroi kancelarja gjermane Angela Merkel në Parlamentin Europian.

“BE mund të riforcohet nga kriza vetëm nëse ajo është e gatshme të kërkojë zgjidhje të përbashkëta, nëse ajo është e gatshme të kuptojë perpektivën e tjetrit”, theksoi Merkel

“Ne do të jemi më të fortë se më parë nëse riforcojmë vizionin dhe sensin e komunitetit, askush nuk del i vetëm nga kriza”, deklaroi Merkel në Parlamentin Europian.

“Ekonomia jonë europiane është goditur rëndë nga kriza si pasojë e koronavirusit, miliona vende pune të humbura, qytetarët kanë frikë për mbijetesën e tyre ekonomike dhe tashmë kanë nevojë për mbështetjen tonë”, nënvizoi Merkel duke shtuar se ndërprerja e zinxhirit të prodhimit kishte një kosto shumë të lartë./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.