Vetingu/ Hetim shtesë për Alkelina Gazideden, gjyqtare pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë

TIRANË, 7 korrik /ATSH – I. Vata/ Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi sot një seancë dëgjimore për subjektin e rivlerësimit Alkelina Gazidede, gjyqtare pranë Gjykatës Administrative së Apelit Tiranë.

Trupa Gjykuese e përbërë nga Suela Zhegu, Firdes Shuli, Genta Tafa (Bungo) pasi dëgjoi provat dhe faktet vendosi që vendimi të shpallet me 10 korrik ora 12:00.

Alkelina Gazidede e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1996 dhe ka punuar për më shumë se një dekadë në Gjykatën e Tiranës. Ajo u emërua gjyqtare në Gjykatën Administrative të Apelit në nëntor 2013 me dekret të Presidentit të Republikës.

Gjyqtarja e Gjykatës Administrative të Apelit, Alkelina Gazidede u përball me Vetingun për ligjshmërinë e pasurisë, kriterin etik dhe atë profesional më 9 janar 2020.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur të riçelë hetimin për subjektin e rivlerësimit Alkelina Gazidede, me detyrë gjyqtare pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.