Mirditë/ Remont për mirëmbajtjen e linjës Rubik-Rrëshen, kufizime energjie 

TIRANË, 7 korrik /ATSH/ Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), njofton se si pasojë e punimeve, të planifikuara në fillim të vitit për mirëmbajtjen e linjës 35kV L30-41/1 Rubik – Rrëshen, në datën 9 korik gjatë intervalit kohor 10:00-13:00 do të stakohet energjia në disa zona në Mirditë.

OSHEE njofton edhe zonat që preken nga kufizimi i energjisë elektrike: Bashkia Rrëshen, Ndërfushaz, Shtanë, Kalanjan, Geziq, Ndërfan, Kodër Rrëshen, Tarazh, Mollaj, Trojzë, Prosek, Jezull, Sheshaj, Lurth, Kazaq, Rrushkull, Shtrezë, Qafvorrez, Bukmire, Shtuf, Kaçinar, Arrez, Kuzhnen, Ungrej, Fregen, Kalur, Kalivac, Kashnjet, Gjobardhaj, Simon, Karricaj, Shperdhaze, Lagjet: Qender e.xh/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.