PEKIN, 7 korrik /ATSH-ANSA/ – Aplikacioni TikTok është duke ndërprerë shërbimin e aplikacionit të tij të popullarizuar për ndarjen e videove në Hong Kong për shkak të ngjarjeve të fundit.
Masa e kompanisë, në pronësi të ByteDance me qendër në Kinë, vjen pasi Facebook, Google dhe Twitter bllokuan kërkesat nga qeveria dhe policia e Hong Kongut për informacion mbi përdoruesit, pasi Kina miratoi një ligj të ri mbi sigurisë.
Guvernatorja e Hong Kong-ut, Carrie Lam mbrojti ligjin e ri të sigurisë kombëtare të vendosur nga Pekini ndaj ish-kolonisë duke thënë se ajo ishte e sigurt se do të ndihmonte në rivendosjen e besimit dhe stabilitetit.
Në konferencën për shtyp të martën përpara se të mblidhte kabinetin e saj, Lam siguroi se ligji do të “zbatohej me forcë”.
”Unë paralajmëroj radikalët që të mos përpiqen ta shkelin atë ose ta kalojnë vijë e kuqe sepse pasojat e pritura janë shumë serioze”, shtoi ajo./ /os/
